Tragjedia Sala, kushëriri: Ai u vra, u detyrua të fluturonte me atë aeroplan

Të shtunën në Sante Fe në Argjentinë, i është dhënë lamtumira e fundit Emiliano Sala, lojtarit që gjeti vdekjen derisa po udhëtonte nga Nantes në drejtim të Cardiffit më 21 janar.

Sport

19/02/2019 18:41

Aeroplani me të cilin po fluturonte Sala, për shkaqe ende të panjohura është gjetur në ujërat e brigjeve angleze, ku ka gjetur vdekjen sulmuesi argjentinas, së bashku me pilotin, i cili ende mbetet i zhduluar.

Kushëriri i Emiliano Sala, Matias Gatti, ka folur për media gjatë ceremonisë së varrimit, duke kërkuar zbardhjen e kësaj tragjedie.

“Emiliano u vra. Ka shumë gjëra që nuk përshtaten, e gjitha ishte bërë në mënyrë të nxituar. Ata e detyruan që të niset me atë aeroplan. Ai ishte një lojtar i rëndësishëm dhe ata e lanë vetëm, pa asnjë përfaqësues”, ka deklaruar Gatti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne duam drejtësi, policia duhet të hetojë këtë rast, shkaku i disa njollave të errëta në këtë histori”./Lajmi.net/