Toure kryen testet mjekësore me klubin e ri nga Londra

Yaya Toure është afër transferimit te një klub i ri.

Sport

29/08/2018 07:22

Yaya Toure ka kryer testet mjekësore në Londër dhe është afër të nënshkruajë me një klub të ri.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i tij, Dimitry Seluk.

Toure është futbollist i lirë pas largimit nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë spekulohej me transferim në West Ham ku mund të ribashkohej me ish menaxherin e tij nga Manchester City, Manuel Pellegrini. /Lajmi.net/