Totti, ditëlindja me kontratë të re

Roma do t’i ofrojë kontratë të re kapitenit Francesco Totti në muajin e ditëlindjes së tij të 37-të. Roma nuk dëshiron pensionimin e Francesco Tottit. Nuk e dëshiron klubi, e mbi të gjitha tifozët dhe futbollisti që në edicionin e shkuar ishte zgjedhur lojtari më i mirë i Giallorossëve. Kontrata e kapitenit të Romës është…

Sport

05/09/2013 12:39

Roma do t’i ofrojë kontratë të re kapitenit Francesco Totti në muajin e ditëlindjes së tij të 37-të.

Roma nuk dëshiron pensionimin e Francesco Tottit. Nuk e dëshiron klubi, e mbi të gjitha tifozët dhe futbollisti që në edicionin e shkuar ishte zgjedhur lojtari më i mirë i Giallorossëve.

Kontrata e kapitenit të Romës është e paraparë të skadojë më 2014, por shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje e re. Madje pikërisht në kohën kur futbollisti pret të festojë ditëlindjen e 37-të më 27 shtator.

Palët janë duke biseduar, tema është hapur tashmë disa muaj dhe tashmë pritet vetëm sqarimi i detajeve të fundit para zyrtarizimit të saj.

Totti dëshiron të luajë së paku deri në moshën 40-vjeç, dhe ta bëjë si futbollist i vërtetë. Sepse ende ndihet i tillë dhe e ka dëshmuar në fushë se nuk është ende për pension. Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist profesionist, e ardhmja e Tottit do të vazhdojë të jetë Roma, në rolin e zyrtarit.