Tottenham – Dortmund, kjo është gjendja e Harry Kane

Ndeshja ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund po afron.

Sport

08/02/2019 16:59

Tottenham dhe Dortmund do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e 1/16-ës së finales.

Para kësaj ndeshje, trajneri i Tottenham ka pranuar një lajm të keq, pasi sulmuesi anglez, Harry Kane, nuk do të jetë në dispozicion të tij.

“Ai po bëhet mirë” ka thënë Mauricio Pochettino në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“E njihni atë. Duhet ta ndalim çdo ditë pasi ai synon që të kthehet më shpejtë në formacion” ka thënë tutje argjentinasi.

“Ai është afër që të kthehet, por jo për ndeshjen kundër Leicester dhe as atë kundër Dortmund. Do të shohim pastaj” ka thënë ndër të tjerash Pochettino.

Kane ka pësuar dëmtim në ndeshjen kundër Manchester United, dhe që atëherë nuk është paraqitur me skuadrën e tij. /Lajmi.net/