Tottenham 0:1 Man Utd, notat e lojtarëve

Ka përfunduar edhe super ndeshja ndërmjet Tottenham dhe Manchester United.

Sport

13/01/2019 19:35

Kryendeshja e xhiros së 22-të në Premierligë i takoi mysafirëve nga Manchester, të cilët në “Wembley” arritën të marrin tri pikë nga Tottenham.

Ishte anglezi Marcus Rashford që realizoi golin e vetëm në këtë takim, kur po luhej minuta e 44’, shkruan lajmi.net.

Ishte kjo fitorja e pestë me radhë e Ole Gunnar Solskjaer në kuadër të Premierligës dhe e gjashta në total.

Më poshtë mund t’i shihni notat e lojtarëve për ndeshjen e sotshme, sipas “WhoScored”. /Lajmi.net/