Topi i Artë me Ronaldon

Cristiano Ronaldo do të jetë prezent në Zurich me rastin e ndarjes së Topit të Artë 2013 nga FIFA dhe France Football. Ylli i Real Madridit, sipas njoftimeve nga Cadena Cope, ka informuar Federatën botërore të Futbollit se do të marrë pjesë në mbrëmjen gala të caktuar më 13 janar. Prezenca e Ronaldos ishte vënë…

Sport

12/12/2013 12:20

Cristiano Ronaldo do të jetë prezent në Zurich me rastin e ndarjes së Topit të Artë 2013 nga FIFA dhe France Football.

Ylli i Real Madridit, sipas njoftimeve nga Cadena Cope, ka informuar Federatën botërore të Futbollit se do të marrë pjesë në mbrëmjen gala të caktuar më 13 janar.

Prezenca e Ronaldos ishte vënë në dyshim pas polemikave mes tij dhe presidentit të FIFA’së, Sepp Blatter i cili e kishte përqeshur yllin e Real Madridit gjatë një paraqitjeje në Universitetin e Oxfordit ku e përshkroi portugezin si “komandant në fushë” dhe “futbollist i cili shpenzon shumë para te frizeri”.

Zvicerani i ka kërkuar falje Ronaldos, i cili ka thënë se nuk planifikon të përgjigjet me fjalë por me paraqitjet e tij në fushë të cilat deri më tani gjatë këtij sezoni kanë qenë të nivelit më të lartë të mundshëm.

Ai është në mesin e tre finalistëve së bashku me Franck Riberyn e Bayern Munichut dhe Lionel Messin nga Barcelona.