Abdixhiku mirëpriti një delegacion të partisë CSU në krye me kryeministrin bavarez, flasin për bashkëpunimin e ngushtë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së së Gjermanisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein. Abdixhiku informon se në këtë takim u diskutua për rrugëtimin e LDK-së “në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së”. “Si dy…

Lajme

09/05/2024 19:22

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së së Gjermanisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.

Abdixhiku informon se në këtë takim u diskutua për rrugëtimin e LDK-së “në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së”.

“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike. Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane”, shkruan tutje Abdixhiku.