Top 10 klubet më të suksesshme në Evropë

Milan është aktualisht në krizë, por skuadra italiane së bashku me Real Madridin është më e suksesshmja në Evropë, sa i përket numrit të titujve të fituar.

Sport

27/02/2015 17:38

Milan ka kohë që nuk është në nivelin e duhur, kurse këtë edicion kanë prekur një pikë edhe më të ulët duke qenë larg nga lufta për titull në Serie A, dhe jashtë garaver evropiane.

Mirëpo, Rossonerët kanë një traditë të pasur e po aq të suksesshme sa që i shndërron ata në ekipin më të suksesshëm në Evropë, së bashku me Real Madridin.

Për nga numri i titujve kontinental të fituar, Milan kryeson në renditje me 18, aq sa ka se Real Madrid.

Kurse, Barcelona është e treta me 17.

Në pozitën e katërt është Liverpool me 11, aq sa ka edhe Bayern Munich.

Më pas vijnë Ajax Amsterdam e Juventus me nga dhjetë, një më shumë se Inter.

Top dhjetë pozitat e para kompletohen nga Manchester United dhe Porto me nga shtatë.