Tiranë, dy persona në pranga për kontrabandë mallrash

Policia e Tiranës, në sajë të operacionit "Oskar" ka arrestuar dy persona të akuzuar për kontrabandë mallrash.

Lajme

16/06/2016 10:28

Në pranga e policisë kanë rënë Bledar Ceka, 37 vjeç dhe Hasim Ceka, 64 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 steka cigareje të llojeve të ndryshme; solucion për larje automjetesh i amballazhuar në bidona 5 litra, 30 litra dhe në fuçi 200 litra.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “tregtimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.