Tiparet negative të shenjave të horoskopit, ja ana e tyre e errët – Lajmi.net
Tiparet negative të shenjave të horoskopit, ja ana e tyre e errët
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 22:09, 12 November 2017
Si çdo medalje me dy kahe dhe shenjat e horoskopit kanë tiparet pozitive me të cilat mburren dhe tiparet negative, për të cilat nuk duan të flasin !

Deri më tani ju kemi marrë me të mira, duke folur rreth suksesit, dashurisë, por më poshtë ne do të ndajmë me të gjithë ju, anën e errët të çdo shenje horoskopi, transmeton Living.al.
Dashi
Dashi është një shenjë impulsive, i merr gjërat personale, ndaj kur flisni me këtë shenjë, gjëja e parë që duhet t’i thoni është “Mos e merr personale”. Nxehen shpejtë dhe të vënë nën presion.
Demi
Demi është shenjë materialiste përtac, pesimist, tepër kokëfortë dhe është i prirur për të ngecur në rutinë.
Binjakët janë sipërfaqësorë, me dy fytyra dhe kontradiktorë në atë që thonë. Epo është shenjë e dyfishtë, ç’mund të presësh tjetër.
Gaforrja është një shenjë tejet e luhatshme emocionalisht. Çfarë thotë tani, nuk e thotë më pas!
Luani është egocentric e mendon se bota rrotullohet rreth tyre! Pëlqejnë t’i bëjnë gjërat dramatike dhe të jenë në qëndër të vëmendjes.
Virgjëresha është gjithnjë në kërkim të përsosmërisë ndaj është një shenjë tejet kritike.
Peshorja është shenjë manipulative dhe agresive në mënyrë passive. Nuk do të ngrejë dorë mbi ju, por do t’ju bëjë të përjetoni një terror psikologjik. E kanë shumë të vështirë të vendosin dhe janë shumë të lëkundshëm.
Akrepi është mjeshtër i manipulimit, narcist, shumë ambicioz, por më e keqja nga të gjitha kënaqet me vuajtjet e të tjerëve.
Shigjetari nuk ka takt, mund t’ju lëndojë e mos t’i interesojë aspak!
Bricjapi është kokëfortë, pesimist, i mërzitshëm pasi nuk del kurrë nga rutina dhe është paksa anit-social.
Ujori është ekstremist i paparashikueshëm dhe aspak racional.
Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe kanë nevojë për të tjerët pasi mendojnë se pa njerëzit e afërt nuk do ia dalin. Mund të habiteni por janë dhe shumë egoistë.

Fjalët kyçe: Ana e erret, Hososkopi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan
  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper