Tifozët në Bernabeu: Ronaldo Topi i Artë

Triumfi në Ligën e Kampionëve, në La Liga dhe golat e shumta të shënuara përgjatë këtij edicioni, e nxjerrin Cristiano Ronaldon favoritin kryesor në garën për Topin e Artë.

Sport

04/06/2017 23:55

Për Topin e Artë, portugezit i kanë kënduar në stadiumin Santiago Bernabeu edhe tifozët e Real Madridit, ku kanë festuar sukseset e këtij edicioni.

Real Madrid ka prezantuar troftë në një organizim madhështorë në Santiago Bernabeu, ku të pranishëm ishin 80 mijë tifozë.

Të gjithë tifozët në stadium kanë kënduar “Ronaldo Topi i Artë”, ndërsa portugezi bënte sikur nuk i dëgjonte, për të filluar pastaj edhe ai duke kënduar./Lajmi.net/