Tifozët e Real Madridit shajnë Piquen në Kiev

Gerard Pique në mendimin e tifozëve të Real Madridit edhe para finales me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Sport

25/05/2018 07:05

Tifozët e Real Madridit kanë filluar të mbërrijnë në Kiev për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Por, edhe pse do të ndeshen me Liverpoolin ata nuk e lëshojnë asnjë rast për të sharë rivalin e tyre kryesor, Barcelonën.

Tifozët e Real Madridit kanë bërë thirrje kundër Gerard Piques, pas mbledhisë së tyre në një rrugë të Kievit, përcjell “lajmi.net”.

Pique është një prej futbollistëve më të urryer nga tifozët e ekipit nga Santigo Bernabeu. /Lajmi.net/