Tifozët e Lazios kërkojnë ndalimin e futjes së femrave në zonën ultras pas portës!

"Ata që e zgjedhin stadiumin si një alternativë për ditën e lumtur e romantike, duhet të shkojnë diku tjetër".

Sport

20/08/2018 10:19

Tifozët e Lazios kanë nisur një iniciativë interesante.

Ata kërkojnë që në pjesën e tifozëve ultras pas portës, Curva Nord, të mos lejohet hyrja e tifozeve femra, përcjellë “Lajmi.net”.

Në ndeshjen ndaj Napolit ka qarkulluar një broshurë, që iu kërkon femrave të mos e shohin ndeshjen nga vendi i tifozëve të zjarrtë.

“Ata që e zgjedhin stadiumin si një alternativë për ditën e lumtur e romantike, duhet të shkojnë diku tjetër”, thuhet ndër tjera në letër.

Kujtojmë që tifozët e Lazios janë të njohur për racizëm e dhunë. /Lajmi.net/