Tifozët e favorizojnë Realin

Tifozët spanjollë mendojnë se Real Madridi do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon. 60,3 e të anketuarve nga Marca.com votuan për ‘Los Blancos’, karshi 39,7%, që mendojnë se ‘Rojibiancos’ do ta ngrisin lartë trofeun në Lisbonë.

Sport

02/05/2014 21:14

Tifozët mendojnë se Real Madrid është favorit për ta fituar titullin e kampionit evropian më 24 maj në Lisbonë.

Së paku, ky është rezultati nga anketa e realizuar nga e përditshmja spanjolle Marca, në versionin online, ku morën pjesë më shumë se 50.000 votues.

Gjithnjë sipas statistikave, 60,3% e votuesve e preferuan ekipin ‘Los Blancos’, respektivisht më shumë se 32.000 përdorues, ndërsa 39,7% (më shumë se 21.000 votues) mendojnë se Atletico do të jetë ekipi që do ta ngrish lart trofeun në Lisbonë. 

Reali dhe Atletico do të përballen në finalen e Championsit, duke e shkruar historinë, pasi është hera e parë që dy ekipe të të njëjtit qytet luajnë në finale.