Tifozët e Barçës e përqeshin fanellën e Realit

Tifozët e Barcelonës kanë filluar të tallen me fanellën e tretë të Real Madridit, e cila mban ngjyrë trëndafili. Sipas tyre, fanella me ngjyrë pink është e pahijshme dhe aspak burrërore.

Sport

03/06/2014 17:24

Real Madridi i lansoi fanellat me të cilat do të paraqitet në sezonin 2014-15, por ngjyra pink e fanellës së tretë, që do të përdoret në ndeshjet në udhëtim, është bërë objekt talljeje për tifozët e Barcelonës.

Reali i ndryshoi viteve të fundit ngjyrat e fanellës së tretë, duke e provuar atë të gjelbër, kaltër, të kuqe dhe të portokalltë.

“Ata mendojnë vetëm se si të bëjnë para. Është e pahijshme” ka thënë Josep Maria Vazquez, nga grupi i tifozëve Penya Joan Gamper.

“Nuk është aspak mashkullore”, shton Sergi Soler, një pronar i barit në qendër të qytetit.

Madje, kishte shaka të tjera ku lojtarët e Realit krahasoheshin me filmin e njohur të animuar, me protagonistin ‘pink panther’.