Tifozët e Barcelonës zgjedhin Baselin

Tifozët e Barcelonës kanë përzgjedhur Baselin si skuadrën me të cilën duan të takohen në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2014 16:49

E përditshmja sportive katalane “Sport”, ka krijuar një sondazh duke kërkuar nga tifozët e Barcelonës të votojnë për skuadrën me të cilën duan të takohen në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Dhe, numri më i madh i votave shkoi për Baselin.

Edhe pse skuadra zvicerane e eliminoi Liverpoolin në Grupin B, tifozët e gjigantit katalan e kanë përzgjedhur si kundërshtarin e preferuar për rrethin tjetër të garës.

Në pozitën e dytë doli Schalke, para Arsenalit dhe Juventusit. Shorti që do t’i përcaktojë qiftet do të tërhiqet të hënën.