Tifozët dalin në rrugë për Conten

Tifozët e Juventusit do ta mbajnë një manifestim të dielën, përmes së cilit kërkojnë nga kryesia e klubit ta mbajë trajnerin Antonio Conte, i cili flitet se mund të largohet gjatë kësaj vere nga bankina Bianconere.

Sport

13/05/2014 18:45

Tifozët e Juventusit kanë filluar të brengosen rreth së ardhmes së Antonio Contes.

Trajneri italian mund të largohet nga Bianconeri, pas periudhës së suksesshme trivjeçare në krye të ekipit torinez.

Për këtë, ‘Associazione Bianconeri d’Italia’ e kanë marrë një iniciativë, duke kërkuar nga kryesia e klubit që ta konfirmojë trajnerin, sepse ky asociacion nuk e pranon një zgjidhje tjetër, duke e pasur parasysh se për Conten, Juve vjen para çdo gjëja.

“Nuk duam fjalë, por fakte”, ka shkruar ky asociacion, i cili e definon të papranueshme idenë që projekti i Contes të marrë fund këtu.

Për këtë motiv, të dielën në ora 10:00 është paraparë një manifestim përpara Hotel Palace të Leinì.