Tiago, përjashtimi i parë i Atleticos në Champions

Humbja nga Bayer Leverkusen me rezultat 1:0, solli edhe fundin e një bilanci të jashtëzakonshëm për Atletico Madridin. Skuadra spanjolle pësëoi një përjashtim, për herë të parë në histori të klubit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

26/02/2015 09:14

Atletico Madrid u mposht nga Bayer Leverkusen me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Në disfatën e Los Cholchoneros, faj pati edhe mesfushori Tiago, i cili u përjashtua me karton të kuq në çerekun e fundit të lojës.

Mirëpo, pikërisht përjashtimi i reprezentuesit portugez i dha fund një bilanci të jashtëzakonshëm të Atleticos.

“Opta” ka njoftuar se kartoni i kuq i Tiagos është i pari për një futbollist të Atleticos, në histori të klubit në kuadër të Ligës së Kampionëve.