Thohir: Mirë se vjen Shaqiri

Presidenti i Interit, Erick Thohir është i lumtur me transferimin e Xherdan Shaqirit dhe Lukas Podolskit gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

09/01/2015 10:07

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka shprehur gëzimin e tij për transferimin e Xherdan Shaqirit dhe Lukas Podolskit gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Kreu i Nerazzurrëve po ashtu u ka uruar mirëseardhje dy anëtarëve të rinj të gjigantit milanez.

“Jam i lumtur me entuziazmin e shfaqur nga tifozët e Interit në drejtim të Podolskit dhe Shaqirit, dy futbollistë që jam i bindur se do të paraqiten mirë për ne”, deklaroi Thohir.

“Jemi duke punuar për të përforcuar skuadrën, e udhëhequr nga një trajner i madh si Mancini, që do të na ndihmojë shumë. Podolskit dhe Shaqirit u jap mirëseardhjen time. Dhe, gjithmonë Forza Inter”, u shpreh ai.