Thellohen problemet mes Rabiot dhe PSG

Adrien Rabiot duket se e ka të pamundur të “rehatohet” me Paris Saint Germain.

Sport

11/11/2018 10:04

Mesfushori francez është i pakënaqur me trajtimin që po pranon së fundmi nga kampioni francez, shkruan “L’Equipe”, transmeton lajmi.net.

Kjo gjë mund të ndikojë edhe më shumë dhe të shtyej lojtarin drejt një largimi nga “Parku i Princave”.

Rabiot ende nuk ka nënshkruar me kontratën e re me skuadrën dhe është duke qëndruar në bankën rezervë, pasi ishte vonuar në një takim të thirrur nga trajneri Tuchel.

Problemi ka filluar pasi edhe Mbappe ishte shfaqur me vonesë mirëpo nuk është sanksionuar sikurse mesfushori.

Me shumë gjasë Adrien Rabiot do të largohet qysh në janar. Ndër skuadrat që pëlqehet më shumë nga lojtari është Barcelona. /Lajmi.net/