“The Sun”: Willian nënshkruan me top klubin e Premierligës

Willian do ta konfirmojë të ardhmen e tij.

Sport

17/08/2018 07:39

Willian do të nënshkruajë kontratë të re në Chelsea.

Sulmuesi brazilian do ta konfirmojë të ardhmen e tij me “Blues”, në marrëveshje të re dyvjeçare, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

30 vjeçari brazilian kishte zgjuar interesim nga Manchester United dhe Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai është i gatshëm ta vazhdojë qëndrimin te skuadra nga Stamford Bridge.

Me rrogën aktuale, Willian përfiton 120 mijë funte në javë dhe kontrata është e vlefshme deri në vitin 2020. /Lajmi.net/