Thaçi takon Vuçiqin, në fokus dialogu mes dy vendeve

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në praninë e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka shkëmbyer disa fjalë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme

16/05/2018 18:42

Vuçiq i ka thënë Mogherinit se Serbia është gjithmonë e gatshme të vazhdojë dialogun nëse ky dialog nënkupton gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjeve, përcjell lajmi.net.

Thaçi para takimit me Mogherinin tha se pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes është e një rëndësie të veçant pasi vendi ynë është i barabart me të gjitha vendet tjera në këtë Samit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të takohen nesër së bashku me krerët e vendeve më të fuqishme të BE-së./Lajmi.net/