Tevezit nuk ia do me gjermanë

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka arsye shtesë që të shënojë dhe mposhtë Borussia Dortmundin në ballafaqimin e skuadrave në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/02/2015 10:20

Gjermania dhe skuadrat gjermane nuk i sjellin kujtime të mira sulmuesit të Juventusit, Carlos Tevez, para ballafaqimit me Borussia Dortmundin të martën në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Ishte pikërisht skuadra e Jurgen Kloppit që e eliminoi nga gara më 2012 në fazën e grupeve duke barazuar 1:1 në shtëpi, dhe shkaktuar humbje 1:0 në Gjermani.

Një vit më parë, gjithnjë si futbollist i Manchester Cityt, u eliminua nga Bayern Munich në fazën e grupeve, ku ai u përplas me trajnerin Roberto Mancini duke e injoruar vendimin e strategut italian për ta inkuadruar në lojë si rezervist.

Kësaj radhe ai do të mundohet të përmirësojë bilancin, dhe ta ndihmojë Juventusin të kualifikohet në çerekfinale.