Tevez-Llorente, fundosin Veronën

Golat nga përforcimet e reja, Carlitos Tevez dhe Fernando Llorente udhëhoqën Juventusin drejt fitores 2-1 ndaj Veronës, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A. Kampioni në fuqi mori pikët e plota por ballafaqimi nuk ishte edhe aq i lehtë. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Fabrizio Cacciators i…

Sport

22/09/2013 16:15

Golat nga përforcimet e reja, Carlitos Tevez dhe Fernando Llorente udhëhoqën Juventusin drejt fitores 2-1 ndaj Veronës, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A.

Kampioni në fuqi mori pikët e plota por ballafaqimi nuk ishte edhe aq i lehtë. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Fabrizio Cacciators i cili realizoi nga afërsia pas një goditje nga këndi.

Por, shumë shpejt erdhi reagimi i Bianconerëve.

Vetëm tre minuta më vonë, Tevez e barazoi rezultatin me një gol të bukur kurse në çastet e fundit të pjesës së parë, Llorente shënoi me kokë pas një harkimi nga Arturo Vidal për golin e tij të pare më fanellën e gjigantit torinez, që në fund doli të jetë edhe i fitores.