Terry refuzon Anglinë

John Terry nuk do të rikthehet në Kombëtaren e Anglisë, për Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Qendërmbrojtësi i Chelseas ka shfaqur formë të shkëlqyeshme së fundmi, përfshirë në fitoren 1:0 ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium të hënën mbrëma dhe ka zgjuar thirrje për rikthimin e tij në skuadrën e selektorit Roy Hodgson. Mirëpo, Daily…

Sport

05/02/2014 11:42

John Terry nuk do të rikthehet në Kombëtaren e Anglisë, për Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Qendërmbrojtësi i Chelseas ka shfaqur formë të shkëlqyeshme së fundmi, përfshirë në fitoren 1:0 ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium të hënën mbrëma dhe ka zgjuar thirrje për rikthimin e tij në skuadrën e selektorit Roy Hodgson.

Mirëpo, Daily Mirror ka njoftuar se Terry nuk e ka ndërmend të rikthehet në ekip, pasi edhe pse ka marrëdhënie të mira me Hodgsonin, ai është ende i hidhëruar me disa prej drejtuesve të Federatës Angleze pas akuzave për racizëm në rastin e tij me Anton Ferdinandin, dy vjet më parë.

Andaj, Terry do të injorojë çdo thirrje në mënyrë që t’i bashkohet ekipit për në garën e kësaj vere në Brazil.