Ter Stegen: Barça duhet të ketë kujdes nga Ibra

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë një kujdes të lartë nga sulmuesi i PSG-s, Zlatan Ibrahimovic, i cili është duke kaluar në një formë fantastike me skuadrën franceze.

Sport

09/12/2014 15:44

Marc-Andre ter Stegenka thënë se Barcelona duhet të punojë shumë për ta ndalur Ibrahimovicin, i cili është njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë.

“Ibrahimovic është njëri nga lojtarët më të mirë në botë”, tha portieri gjerman në konferencëpër shtyp gjatë ditës së sotme.

“Barcelona i di më së miri kualitetet e tij. Ne duhet të kemi një kujdes të lartë nga ai”, përfundoi portieri i Barcelonës.

Ibrahimovic ka qenë sulmuesi kryesor i PSG-së, që nga transferimi i tij te kjo skuadra në vitin 2012 nga Milani.