Tenton ta zbres në tokë veturën që ia kishte marrë merimanga, shikoni çfarë i ndodh (Video)

Një burrë ka fituar epitetin e “idiotit”, dhe atë falë një gjesti të pamatur që e ka bërë gjithë botën të qeshë.

Fun

24/10/2016 13:14

Një video e postuar së fundmi, shfaq momentin kur burri i njohur vetëm si “Arthur” mundohet ta nisë veturën e cila po qëndronte e varur me zinxhir mbi merimangë, transmeton Telegrafi.

Duke e ditur se nuk ka para të paguaj të dënimin, ky burrë kishte hipur mbi veturën merimangë, duke tentuar ta zbret në tokë veturën.

Por ky veprim i kushtoi edhe më shtrenjtë sesa tiketa për parkim në vend të ndaluar, pasi në momentin që filloi vetura të lëviz prapa mbeti i varur në veturë e cila u bllokua në zinxhirë.