Tensione mes Serbisë dhe Maqedonisë

Tensionet në mes Serbisë dhe Maqedonisë kanë nisur përsëri pasi këta të fundit kanë përgjuar bisedat e një numri të madh përfaqësuesish serbë.

Lajme

30/05/2017 15:00

Ambasadorja maqedonase në Serbi, Vera Jovanovska, është ftuar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme serbe për të shpjeguar përgjimin e diplomatëve serbë, gazetarëve dhe të përfaqësuesve serbë në Maqedoni, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, nga Jovanovska është kërkuar shpjegim prej autoriteteve shtetërore maqedonase rreth asaj se si bisedat e përgjuara janë bërë publike./Lajmi.net/