Teknologjia e re që do ta mbushë celularin tuaj me energji nga 0 në 80% për 30 minuta (Video)

Të presësh që celulari të mbushet me energji sigurisht se është një proces i ngadalshëm, por i nevojshëm.

Auto & Tek

16/09/2015 13:45

Përderisa nuk keni çfarë të bëni mbi këtë, për ta rritur shpejtësinë e mbushjes së celularit, Qualcomm, gjigandi i procesorëve të celularëve të mençur, do të mundësojë mbushje më të shpejtë të baterisë së celularëve me sistemin ‘Quick Charge 3.0’ që do të jetë në gjeneratën e re të çipave.

Celularët me procesorë Snapdragon 820, 618, 617 dhe 430 do ta mbështesin teknologjinë e re të mbushjes më të shpejtë, transmeton Lajmi.net.

Qualcomm thotë se Quick Charge 3.0 mund ta mbushë dy herë më shpejtë celularin se sa Quick Charge 1.0, me mundësinë që prej 0 celulari të mbushet në 80% për vetëm 35 minuta.

Kjo do të arrihet përmes algoritmeve inteligjente dhe një rangu më të gjerë të voltazheve të mbushjes. (Lajmi.net)