Të mençurit nuk i flasin këto gjëra në publik

Disa njerëz e kanë vështirësi të mendojnë para se të flasin. Nëse jeni një nga ta, atëherë normalisht nuk jeni të vetmit në këtë problem.

Fun

31/05/2017 19:47

Shpeshherë na rrëshqasin nga goja fjalë apo fraza të cilat nuk duhet t’i themi para tjerëve.

Problemi është se këto fraza mund t’i lëndojnë të tjerët.

“Nuk është e drejtë!”

As jeta nuk është e drejtë! Duke u ankuar për çdo gjë, ju nuk do të zgjidhni asgjë. Nëse diçka shkon gabimisht, përqendrohuni ta zgjidhni atë problem, e jo duke u ankuar.

“Për moshën tënde…”

Çdo fjali që fillon me “për moshën tënde…” hiqeni nga fjalori juaj! Nuk është aspak kompliment nëse i thoni dikujt “dukeni shumë bukur për moshën që e keni”, etj.

“Po dukeni i/e lodhur”

Nëse dikush jua ka thënë këtë fjali, me siguri e kuptoni përse kjo frazë nuk bën t’i thuhet tjerëve. Kjy është koment negativ pa ndonjë qëllim. Nuk keni ide se çfarë po ndodh në jetën e dikujt tjetër, prandaj këtë frazë mbajeni për vete!

“Të kam thënë…”

Askujt nuk i pëlqen ta dëgjojë këtë frazë. Kjo frazë është fëmijërore, e papjekur dhe përdoret vetëm për ta bërë veten të ndjeheni mirë e tjerët të ndjehen keq. /Telegrafi/