Të mençurit janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit

Ka shumë lajme të këqija dhe zhgënjyese në botë për momentin, por nuk është gjithçka kaq e errët dhe e mërzitshme.

Fun

16/07/2018 17:52

Kjo sepse një studim i fundit ka konstatuar se personat më të mençur në botë janë gjithashtu konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit – që do të thotë se nuk keni nevojë të ndiheni edhe aq keq për budallaqet që i keni bërë herën e kaluar kur keni pirë, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është kryer nga Shkolla e Londrës për ekonomi dhe ka monitoruar jetët e mijëra 39-vjeçarëve, ka treguar se femrat me diploma janë dyfish më të prira të konsumojnë çdo ditë alkool sesa ata të cilët nuk e kanë kryer fakultetin.

Por, mos u brengosni: e njëjta lidhje është gjetur edhe te meshkujt.

“Aq më të edukuara që janë femrat, aq më të prira janë të pinë alkool në shumicën e ditëve dhe të raportojnë për probleme si pasojë e konsumimit të alkoolit”, shkruhet në raportin e publikuar.

Hulumtimet kanë theksuar se femrat e edukuara janë 71% më të prira të pinë më shpesh alkool, ndërsa meshkujt e edukuar 49% më të prirë.

Vlen të ceket se edhe më parë janë kryer studime të tillat, të cilat kanë sugjeruar se inteligjenca ndërlidhet me konsumimin e alkoolit.