Të mëdhenjtë e Evropës pas Cuadrados

Juan Cuadrado është bërë objektiv i gjigantëve të futbollit evropian. Barcelona dhe Manchester United janë dy klubet më të interesuara për futbollistin kolumbian të Fiorentinës.

Sport

19/07/2014 20:46

Gjigantët evropianë janë në garë për Juan Cuadradon. Futbollisti kolumbian ka impresionuar sezonet e fundit në Itali, ndërsa e konfirmoi formën e mirë edhe në Botërorin e Brazilit.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ shkruan se ‘Blaugrana’ do të përballen me një konkurrencë të fortë, pasi kanë të bëjnë me një gjigant tjetër siç është Manchester United.

Fiorentina, klubi i cili e mban kartonin e futbollistit, e vlerëson atë 42 milionë euro. Gjithnjë sipas kësaj të së përditshmeje, drejtori sportiv i Barcelonës, Zubizarreta është duke punuar për ta kryer këtë çështje para së premtes, duke shpresuar që ‘Djajtë e Kuq’ të mos e nisin një ofanzivë për futbollistin e krahut.

Gjithashtu, edhe Bayern Munichu ka shprehur interesim për futbollistin kualitativ kolumbian.