Të martuarit tregojnë çfarë ndryshon pas martesës

Thuhet se marrëdhëniet fillojnë të dobësohen pak pasi çiftet martohen, por a ndryshon me të vërtetë marrëdhënia pas martesës siç thonë?

Lifestyle

13/12/2016 01:38

Çiftet e martuara i janë kthyer rrjetit social Reddit për të zbuluar se sa shumë ndryshojnë marrëdhëniet pas martesës.

Rrjeti social pyeti: “Njerëz të martuar, çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien tuaj prej kur takoheshit deri tani?”, transmeton Gazeta Express.

Burra dhe gra hapën debat duke shkruar përgjigje të ndryshme por shumë të ndershme: “Kaluam 2 vite. Jemi të martuar që 4. Seksi ka ndryshuar, ai nuk bën seks me mua më aq. Nuk dalim shpesh. Kur dalim, është shumë e çuditshme”.

Një përdoruese tha se ajo çfarë ndryshoi më së shumti pas martesës ishte vetë ajo. Ajo tha: “Unë, më së shumti. Dikur brengosesha për pak gjëra, tani më jo”.

Pasi një burrë tha se jeta martesore e ka lënë atë të dëshirojë të kalojë më shumë kohë vetëm, një tjetër pranoi se gëzohet kur gruaja e tij nuk është aty.

Disa të tjerë pranuan se nëse martesa ndryshoi marrëdhënien e tyre, gjithsesi ishte për të mirë.