“Të gjithë e dimë që Reali po e kërkon këtë lojtar të Bayernit”

Real Madrid dëshiron të nënshkruaj me David Alaba.

Sport

18/05/2018 21:24

Lajmi bëhet i ditur nga babai i lojtarit, që njëherit është edhe agjenti i tij.

Alaba pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Bayern Munich, me një huazim të shkurtër te Hoffenheim.

“Të gjithë e dinë se Real Madrid janë shumë të interesuar për David”, ka deklarua George Alaba për ‘AS’. “Por, tani ne nuk mund të themi më shumë”.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë verës. Tani nuk është momenti për të treguar se cila skuadër po interesohet për të”./Lajmi.net/