Të gjitha truket për të hekurosur këmishat brenda pesë minutash (Video)

Në këto ditë të nxehta vere, gjëja e fundit që do të donit të bënit është pikërisht hekurosja.

Fun

13/07/2017 17:14

Por, ndonjëherë dëshirat shkojnë përtej mundësisë andaj nuk është aspak çudi që në kulmin e vapës ta gjeni vetën duke hekurosur veshjet tuaja ose të familjarëve, ku sigurisht më ‘’e tmerrshmja’ është hekurosja e këmishave.

Sado të përpiqeni ta  rrotulloni, gjithmonë do të ketë shenja rrudhash në të, aq sa jeni të gatshëm të blini një të re se sa ta çoni deri në fund punën e nisur.

Në videon e mëposhtme, e cila fare mund të shërbejë si guidë për të gjithë vajzat e djemtë që tashmë nuk jetojnë me prindërit ose u duhet të jenë sa më mirë në një mbledhje të minutës së fundit, do të gjeni të gjitha instruksionet për të hekurosur këmishat si profesionistë të vërtetë.

Së pari duhet të dini që nuk është e këshillueshme të hekurosni mbi këmisha të lagura apo gjysmë të njomura, ato duhet të jenë të thata. Merrni pak ujë dhe hidheni në një shishe në trajtë spray. Spruconi ujin mbi këmishë dhe pasi ta keni palosur këtë të fundit, futeni në një qese të mbyllur për një orë.

Përzgjidhni temperaturën e  duhur në varësi të materialit të këmishës dhe pasi të zbërtheni kopsat, nisni hekurosjen. Për më tepër ndiqni këtë video. /Lajmi.net/