A do të dilnit vullnetarë për këtë test? Profesori thotë dema nuk sulmon nëse nuk provokohet (Video)

Një profesor universitar ka sfiduar studentët e tij për të qëndruar të palëvizshëm derisa një dem ishte liruar vetëm pak metra larg tyre. Përndryshe këto kafshë njihen si tejet të dhunshme.

Fun

19/05/2016 10:38

Turma prej rreth 30 studentëve qëndron palëvizshëm përballë kafshës me potencial shkatërrues e cila u sillet vërdallë, derisa provokohej nga një person i cili lëvizë për t’iu shmangur sulmit nga demi, transmeton lajmi.net.

2

Përfundimisht, teoria e profesorit se kafsha nuk sulmon nëse nuk është e provokuar, provohet si e vërtetë. /lajmi.net