Tastiera e padukshme (Video)

Të shkruash në pajisje të tilla si tableta dhe celularë është tejet e lodhshme nganjëherë dhe e vështirë. Por me këtë prototip të ri, shkrimi do të bëhet më argëtues.

Auto & Tek

16/07/2014 22:30

Një firmë në Austin, Texas, kanë gjetur mënyrën se si të zgjidhin problemin me tastierë të celularit: Shpëto nga tastiera tërësisht.

Projekti ‘AirType’ – aktualisht në fazën e hershme të tij si prototip – është një tastierë e padukshme, përmes disa veglave ju do të keni mundësi të shkruani në çdo sipërfaqe ose në asnjë sipërfaqe fare.

Ndryshe nga tastierat e tjera që përdorin imazhe virtuale të tastierës për të shkruar, AirType nuk ka asnjë komponent vizual apo çfarëdo qoftë.

Në vend të kësaj, AirType përdor një palë pranga si senzor që vendosen përreth duarve tuaja dhe mbi kyçe. Njësitë gjurmojnë momentet e gishtit tuaj për të zbuluar se cilat shkronja jeni duke i shtypur, ose do t’i shtypni, në tastierën e celulari tuaj apo tabletës.

Për më shumë mund ta shikoni edhe videon më poshtë:

AirType Concept Promo from pfista on Vimeo.