Tare sjell edhe një shqiptar në Lazio

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, është vënë në shënjestër të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.

Sport

20/06/2015 13:46

Qendërsulmuesi shqiptar i Rijekas, Bekim Balaj, është vënë në shënjestër të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili ka nisur kontaktet me klubin kroat për ta transferuar 24-vjeçarin shqiptar në Romë.

Lajmin është publikuar portali “Lalazisiamonoi.it” që thekson se Balaj konsiderohet si një investim për të ardhmen. Balaj mund të transferohet në Serie A gjatë vitit 2016 dhe Tare po punon që të mbyllë marrëveshjen që gjatë muajve të verës.

Rijeka kërkon katër milionë euro për kartonin e sulmuesit ‘kuq e zi’ që synon të transferohet në një kampionat më të fortë për t’u rritur edhe më shumë si futbollist.

Në rast se palët bien dakort, atëherë Balaj mund të qëndrojë te Rijeka deri në muajin Janar dhe më pas të kaloi te Lazio ku i duhet të ‘luftojë’ për të bindur trajnerin Pioli që ka në skuadër dy sulmues me eksperiencë si Miroslav Klose dhe Filip Djordjevic.