Tardelli: Juventus – Real Madrid, ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Marco Tardelli ka parashikuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Sport

30/05/2017 08:21

Marco Tardelli beson se Juventus mund ta mposht Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se “Los Blancos” për dallim nga “Bianconerët” kanë probleme në mbrojtje dhe do ta vuajnë këtë dobësi në Cardiff.

“Real Madrid ka më tepër përvojë ndërkombëtare, por ka një defekt të madh, një mbrojtje balerine”, deklaroi ai për “RaiSport”, përcjell “lajmi.net”.

“Juventus ka një mbrojtje të madhe dhe mund të triumfojë”, theksoi Tardelli. /Lajmi.net/