Tani mund t’i editoni dokumentet e Office edhe nga Gmail

Gmail sapo e ka bërë më të lehtë punën për të edituar dokumente të Microsoft Office nga inboxi juaj.

Auto & Tek

04/12/2014 17:54

Google përditësoi Gmail-in me një karakteristikë të re që i lejon përdoruesit automatikisht të hapin dhe të editojnë dokumente të Office përmes Google Drive.

“Ne e kuptojmë se si përdorues të dokumenteve, ndonjëherë na duhet që të punojmë me lloje të ndryshme të dosjeve, kështu që ne shpesh lëshojmë përditësime për ta bërë këtë më të lehtë për ju. Këtë e kemi bërë edhe tani me këtë përditësim”, tha kompania në Google+, transmeton Lajmi.net.

“Tani është më e lehtë për ju që të editoni dokumente të Office si shtesa në emailin tuaj”, shtoi kompania.

Një parashikim se si funksionon kjo veçori në Gmail mund ta shihni më poshtë:

Google gjithashtu shtoi një mbështetje për 15 lloje të dokumenteve të MS Office, duke përfshirë edhe dosjet prezantuese .pps dhe .ppsx.

Kompania thotë se e gjithashtu ka përmirësuar edhe mënyrën për të konvertuar tabelat dhe grafikat me dokumente.