Talenti më premtues në Bundesliga, Sancho, tregon cili është lojtari i tij i preferuar

Ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, ka bërë të ditur për tifozët e futbollit se cili është lojtari i tij i preferuar.

Sport

09/12/2018 10:14

Ai ka thënë se dikur ka qenë braziliani Ronaldinho, kurse tani, Neymar është lojtari që ai e preferon më së shumti, edhe për kundër reputacionit të tij “të keq” për simulimet.

18 vjeçari Sancho po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Dortmundin, ku deri më tani ka realizuar gjashtë herë, përfshirë golin e fitores dje kundër Schalke, dhe ka shtuar edhe pesë asistime në 14 ndeshje të Bundesligës.

Reprezentuesi anglez është marrë në intervistë nga “Mirror” ku ka treguar edhe për lojtarin e tij të preferuar.

“Deri sa po rritesha, lojtari im i preferuar ka qenë Ronaldinho” ka thënë Sancho për “Mirror”, transmeton lajmi.net.

“Ai ishte një lojtarë i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë luante me buzëqeshje në fytyrën e  tij” ka thënë tutje Jadon.

“Tani më pëlqen Neymar, pasi ai është thjeshtë ndryshe. Ai i nervozon njerëzit. Nuk është mirë, por është vetja e tij. Ai po e shfaq vetën dhe kjo më pëlqen” ka thënë tutje i riu anglez.

Jadon së fundmi po flitet se mund të rikthehet tek Manchester City, por skuadra e Dortmund nuk e ka ndërmend ta lirojë lojtarin. /Lajmi.net/