Talenti i madh ëndërron të luajë me Neymarin

Talenti i madh i Santosit Gabiol Barbosa ka bërë të ditur se ëndërron të luajë së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Neymar.

Sport

12/12/2014 14:43

Në Brazil ka filluar të konsiderohet si pasardhësi i Neymarit.

Talenti i madh Gabiol Barbosa është duke shkëlqyer me fanellën e Santosit dhe në të ardhmen pret një ofertë nga Barcelona për të luajtur së bashku me idhullin e tij, Neymar.

“Do të ishte një ëndërr për mua që të luaj së bashku me të”, deklaroi Barbosa për “Tv Gazeta”.

“Punoj shumë qdo ditë në mënyrë që kjo ëndërr të bëhet realitet”, u shpreh ai.

Neymar erdhi në Barcelonë në verën e vitit të kaluar pikërisht nga Santos, dhe është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë në ekipin e gjigantit katalan.