Takimi mbresëlënës i pronarit me qenin e humbur, jetoi si i pastrehë për tre vjet (Video) – Lajmi.net
Takimi mbresëlënës i pronarit me qenin e humbur, jetoi si i pastrehë për tre vjet (Video)
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 17:05, 11 October 2018
Giorgi Bereziani kishte menduar se e humbi përgjithmonë qenin Jorge, pasi e kërkoi pa sukses për tre vjet nëpër rrugët e Tbilisit të Gjeorgjisë dhe nuk e gjente.

Madje, 62-vjeçari kishte vendosur posterë me fotografinë e qenit, si dhe ofronte shpërblim për të gjithë ata që i japin ndonjë informacion, transmeton Telegrafi.

“Jorge a je ti. Ku ishte për kaq shumë kohë”, ka thënë Bereziani, ndërsa qeni rënkonte dhe zgjaste putrat e përparme në drejtim të tij.

Fakti që qeni e kishte kapësen në vesh, tregon se është i pastrehë, por i kastruar dhe i vaksinuar, ndërsa nuk përbën rrezik për publikun.

“Po qaj njëjtë sikurse edhe ky qen, ky moment është shumë mbresëlënës”, ka shkruar një prej komentuesve të shumtë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO