Tidal do të hyjë në 2018 në të gjitha Mercedes-Benz
Platforma për transmetimin e muzikës Tidal dhe Mercedes-Benz kanë njoftuar një partneritet afatgjatë.
Auto & Tek
Nga 2018, konsumatorët Mercedes-Benz të cilët kanë lidhur makinën e tyre në portalin Mercedes-Me, do të marrin një anëtarësim falas të Tidal HiFi.
Kjo lejon klientët e prodhuesit të makinave të transmetojnë më shumë se 50 milionë këngë, më shumë se 185,000 video muzikore dhe qindra lista të zgjedhura me kujdes në automjetet e tyre, në smartfonët e tyre ose në sistemet e tyre muzikore për 12 muaj, transmeton lajmi.net.
Muzika transferohet në cilësinë “Hi Res”.
Klientët mund të përdorin abonimin e tyre për të hyrë në albume, koncerte Livestreams dhe Tidal-X për 9.99 euro (cilësi premium) ose 19.99 (cilësi Hi-Fi). /Lajmi.net/