Qan dhe tmerrohet, atëherë kur ia këndojnë këngën e ditëlindjes (Video)

Jameson Grubbs nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara nuk ka mundur të përmbahet dhe ka filluar të qajë, gjatë festimit të ditëlindjes së dytë.

Fun

08/09/2016 15:17

I rrethuar nga familjarët që i këndonin ‘shumë urime për ty’, ai është përlotur dhe ia ka plasur vajit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kishte marrë shumë dhurata dhe përpara e kishte tortën, nuk dihet çfarë ndodhi që ai nuk ishte më i lumtur.

Filmimi ku ai shihet i mërzitur, është publikuar në rrjete sociale duke marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.

“Që tani e di se ditëlindjet janë shenjë e plakjes”, është një koment lidhur me djaloshin e vogël.

YouTube player