Paolo Tramezzani befason me skuadrën e re

Ish-ndihmësi i Gianni De Biasit në drejtimin e Kombëtares shqiptare, Paulo Tramezzani, është shumë afër arritjes së marrëveshjes me ekipin amerikan të Colorado Rapids.

Sport

27/01/2018 19:16

Pas dy eksperiencave në Zvicër me Luganon dhe Sionin, Tramexani po mendon të provojë eksperiencën amerikane. Italiani u shkarkua nga ekipi i Sionit për shkak të rezultateve të dobëta.

Kështu raporton “Calciomercato.it” përpara disa minutash, dhe nëse tekniku zbarkon në Amerikë, ai do të ketë nën urdhërat e tij edhe lojtarin e Kombëtares tonë, Shkëlzen Gashi, që luan në këtë ekip.

Tramexani ka qenë mjaft i suksesshëm në karrierën si futbollist, ku ka luajtur me disa ekipe të njohura si Interi, Totenhemi, Atalanta, etj.