Neres hedh poshtë mundësitë për transferimin tek Man Utd

Ylli i Ajax Amsterdam, David Neres, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit tek Manchester United.

Sport

08/07/2019 15:30

Neres ka bërë të ditur se e ardhmja e tij do të jetë tek Ajax, edhe përkundër zërave që insistonin se ai do të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

22 vjeçari anësor është lidhur me një transferim të mundshëm tek Manchester United gjatë muajve të kaluar, pasi impresionoi me paraqitjet e tija sezonin e kaluar.

Por, lojtari zbuloi gjithçka pas fitores së  Brazilit në Kupën e Amerikës.

“Jam duke pirë një birrë, sepse kam diçka për të festuar. Unë duhet të kthehem tek Ajax më 28 korrik. E ardhmja ime është tek Ajax” ka thënë lojtari, transmeton lajmi.net.

Lojtari pati një prej paraqitjeve më të mira sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen kundër Juventus. /Lajmi.net/