Nelson Semedo drejt largimit, Barca ka gati katër zëvendësues

Nelson Semedo ka shprehur dëshirën e tij për t'u larguar nga Barcelona këtë verë dhe ka oferta nga skuadra të ndryshme , si Atlético de Madrid, Borussia Dortmund, Napoli ose Inter.

Sport

06/06/2019 16:24

Mbrojtësi portugez do qëndronte në ‘Camp Nou’ vetëm nëse me kusht i sigurohet plasmani në formacionin startues ose minutazh më i madh se edicioni i kaluar.

Këtë nuk mund t’ia sigurojë klubi i Barcës, që ka në dispozicion listën prej katër emrave me zëvendësuesin e mundshëm të tij, transmeton lajmi.net.

Moussa Wague, lojtari i klubit belg Eupen, është njëri nga kandidatët potencial për arritjen në Kataluni. Megjithatë, raportohet se Dortmund ka arritur marrëveshje me 19-vjeçarin.

Emerson i Atletico Mineiro është njëri nga opsionet e mundshme, por Barcelona nuk është e sigurt në transferimin e lojtarëve brazilian.

Dy emrat e fundit janë tejet joshës. Joshua Kimmich dhe Trent Alexander-Arnold që luajnë te Bayern respektivisht Liverpooli.

Dyshja shihet si ideale për të mbuluar boshllëkun që Dani Alves e la që nga viti 2016. /Lajmi.net/