Lakuriq në park të lojërave për të fituar para që i dhurojnë për bamirësi (Foto/Video)

Një pjesë e madhe e njerëzve kishin vendosur të dalin komplet lakuriq për të bërë një xhiro në park të lojërave.

Fun

26/10/2015 14:28

Kjo ngjarje ku 102 njerëz e kishin vozitur ‘Green Scream’ në Adventure Island kishte bërë që të thyhet rekordi i Ginisit i vitit 2010.

Sot, në këtë park që gjendet në Southend, Essex, kishin marrë pjesë shumë vajza bukuroshe të cilat kishin udhëtuar nga Blighty për tu bërë pjesë e kësaj sfide, transmeton lajmi.net.

Këtë herë ishin rreth 57 njerëz të cilit ishin të përgatitur ta përballonin të ftohtin e që ishin të veshur në kostumin e ditëlindjes së tyre të parë.

Sidoqoftë, ata me përpjekjet e tyre kishin arritur që të fitonin fonde bamirësie prej 10,000 funteve të cilat i kishin dhuruar për Southend Hospital Charitable Foundation.

“Kishte qenë një ditë jashtëzakonisht e bukur me të gjithë ata njerëz të cilët e kishin shfrytëzuar mundësinë që të bënin diçka të paharrueshme, diçka të kënaqshme dhe të fitonin ato para bamirësie”, ka thënë Andrew, drejtor i Adventure Island.

Lucy Thomas-Clayton nga Southend Hospital Charitable Foundation ka shtuar: “Duhet të keni shumë durim dhe të keni shumë vetëbesim për ti hequr të gjitha rrobat e juaja pranë të gjithë njerëzve të panjohur, plus mediave botërore. Ne do të dëshironim të ju falënderonim pa masë të gjithë juve të cilit ishit mjaftueshëm të guximshëm të përballonit këtë sfidë dhe të dhuronit të gjitha ato para për një kauzë të rëndësishme”. /Lajmi.net