Evolucioni i buzëkuqit ndër vite

Tani një gjë e bukur, e vendosur nga shumica si simbol i fuqisë, buzëkuqi ishte përdorur rreth 5,000 vite më parë.

Fun

11/03/2020 15:00

Sfidues, joshës, i fuqishëm, buzëkuqi mund të sugjerojë shumë gjëra, me përdorimin e tij para 5,000 viteve, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Civilizimi i hershëm ndeshet me disa përbërës të çuditshëm për të bërë buzëkuqin, në Egjiptin e lashtë ngjyra e buzëkuqit përdorej tek dy gjinitë, femrat dhe meshkujt.

Por grekët e lashtë detyruan prostitutat që të vendosnin buzëkuq në publik, që meshkujt të mund ti dallonin më lehtë.

Në Azi, një kinez krijoi buzëkuqin e parë dhe e kuqja ishte më e përdorura.

Edhe pse kaluan shumë vite, buzëkuqi me ngjyrë të kuqe ka një reputacion të keq në Evropë. Në Angli buzëkuqi me ngjyrë të kuqe paraqiste diçka të keqe, por Elizabeta e parë e pëlqente atë ngjyrë dhe buzëkuqi me ngjyrë të kuqe u bë shumë i njohur, sepse ajo besonte që ka veti shëruese dhe mbrojtëse.

Më pas mendimi për buzëkuqin në Angli ndryshoi përsëri. Mbretëresha Viktoria e konsideronte si të pasjellshëm dhe disa nga femrat e përdornin në mënyrë të fshehtë.

Dhe në vitet 1900 përdorimi i tij u bë në mënyrë të rebeluar. Më pas u përdor në Hollywood duke filluar nga Marilyn Monroe.

Përdorimi i tij u bë shumë progresiv dhe sot ai përdoret më shumë se asnjëherë më parë dhe gjithmonë me domethënie. /Lajmi.net/